Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “për bariun Zlatko Bozhinovski nuk ka pasur automjet që të ndihmohet, por për qejfin e Zaevit dhe Filipçes kishte helikopter”.
“Insitutcionet dhe funksionarët nukj e marrin fajin, për ata nuk ka përgjegjësi. Edhe për vdekjen e Bozhinovskit në fund fajtorë do të jenë administratorët në institucione, ndërsa budallallëku i Filipçes dhe Zaevit që fluturojnë me helikopterë do të amnistohet”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se 4.100 viktima nga coronavirusi duhet të shkojnë në ndërgjegjen e Zaevit dhe Filipçes.
“Çfarë duhet të ndodh që Zaev dhe Filipçe të kuptojnë se duhet të ikin nga funksionet dhe më pas të përgjigjen. Me gjak janë duart e tyre dhe duhet të përgjigjen për vdekjet në Maqedoni”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM: 4.100 viktimat nga coronavirusi duhet të shkojnë në ndërgjegjen e Zaev dhe Filipçes appeared first on Telegrafi.