OBRM-PDUKM: 25 mijë fëmijë jetojnë në varfëri, pushteti promovon projekt që bazohet në elitizëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Njëzet e pesë mijë fëmijë jetojnë varfëri ndërsa Carovska po shtyn një projekt të bazuar në elitizëm me një kosto me 120 milion euro, për tekstet dixhitale, akuzoi sot opozita maqedonase OBRM-PDUKM.

Në një komunikatë të partisë thuhet se “fatkeqësisht, edhe sot duhet të theksojmë se ministrja e Arsimit shfuqizon me forcë librat shkollorë dhe i merr librat nga duart e fëmijëve”.

OBRM-PDUKM akuzon ministren Carovska duke thënë se në kushte të varfërisë në rritje, mbi 25.000 fëmijë nuk vijojnë shkollimin, nuk kanë energji elektrike në shtëpitë e tyre dhe as kompjutera, ndërkohë ministrja Milla Carovska njofton pa ndjenjën e kujdesit flet për dixhitalizimin.

Në komuniukatë thuhet se Carovska në cilësi të ministres së Arsimit po shtyn një projekt për një të ardhme të bazuar në elitizëm, ai që nuk ka nuk do të mësojë dhe nuk do të përparojë.

Advertisement

“Askund në botë nuk janë shfuqizuar librat shkollorë të shtypur”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Opozita maqedonase thekson se përmes një sistemi mafioz, ministrja Carovska shtyn një eksperiment 120 milion eurosh, një eksperiment i shtrenjtë ndërkohë që nuk e sheh të rrugës të takohet me prindër, mësues, me këdo që nuk beson në këtë proces.

The post OBRM-PDUKM: 25 mijë fëmijë jetojnë në varfëri, pushteti promovon projekt që bazohet në elitizëm appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy