James O’Brien, ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, përmes një deklarate në rrjetin social X (ish Twitter) ka uruar zgjedhjen e presidentes së parë femër të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

“Urime Gordana Siljanovska-Davkova, deri më tani gruaja e parë e zgjedhur presidente e Maqedonisë së Veriut. Si aleatë, partnerë dhe miq me Maqedoninë e Veriut, ne presim të punojmë në reforma të rëndësishme dhe qëllime të përbashkëta në rrugën drejt integrimit euroatlantik”, ka shkruar O’Brien.

Siljanovska-Davkova fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur më 8 maj. Në të njëjtën kohë, në zgjedhjet parlamentare, partia OBRM-PDUKM fitoi 58 vende në parlamentin prej 120 anëtarësh.

Fitoren paraprakisht e ka uruar edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post O’Brien: Shtetet e Bashkuara janë aleat, partner dhe mik i Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.