Nxënësit në Maqedoni në protesta, kërkojnë zgjidhje për vitin e ri shkollor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme, në orët e pasdites organizon protestë kundër vendimit të Qeverisë për zhvillimin e procesit mësimor nga distanca.

UNSHM-ja e vlerëson si skandaloz vendimin e Qeverisë për mësimin online duke kujtuar jo efikasitetin e tij në muajt e kaluar.

Unioni kërkon zhvillimin e procesit mësimor me model të kombinuar varësisht kushteve epidemiologjike.

Në fillim të muajit qershor, UNSHM-ja dorëzoi në Ministrinë e Arsimit një sërë vërejtjesh dhe kritikash për problemet e ndryshme me të cilat u përballen nxënësit gjatë realizimit të mësimit nga distanca.

Advertisement

Gjithashtu, nga UNSHM-ja kishin kërkuar krijimin e një platforme të përbashkët, pajisjen e nxënësve nga kategoria sociale me internet dhe pajisje elektronike si dhe investime në institucionet arsimore.

The post Nxënësit në Maqedoni në protesta, kërkojnë zgjidhje për vitin e ri shkollor appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy