Mësimi për nxënësit e shkollave të mesme nga shtatori të fillojë me mësim të kombinuar, jo vetëm në mënyrë online siç vendosi ditë më parë Qeveria. Kështu kërkojnë nga Unioni i Shkollave të Mesme. Për këtë arsye përfaqësues të Unionit ishin në Qeveri që të takohen me përfaqësues të Qeverisë në ikje për t’i shprehur kërkesat e tyre.

“Një gjë është e qartë se qëndrimet tona kanë të bëjnë me mësimin e kombinuar dhe do të vazhdojmë të mbajmë qëndrimet e tona edhe pas mbledhjes së sotme”, tha Blendi Hodai, kryetar i Unionit të Shkollave të Mesme.

Nëse nuk pranohet kërkesa e tyre, nxënësit e shkollave të mesme do të zgjedhin bojkotimin e mësimit ose protestën si formë për të shprehur revoltën e tyre ndaj vendimit të autoriteteve për mësim online, dhe për këtë gjë nesër do të vendosin në mbledhjen gjenerale me 17 qytete dhe 51 përfaqësues të Unionit të Nxënësve.

“Për protestën ne ua kemi paralajmëruar jo si kërcënim por si një metodë që nuk mund të evitohet. Kështu që propozimi i tyre dhe ministrit Filipçe ishte që nuk duhet të rrezikohet shëndeti i nxënësve dhe qytetarëve, por është shumë kontradiktore vendimi i tyre për mësim nga distance për shkak se në qoftë se unë do ta kryej mësimin nga distance pastaj mund të shkoj në kafe dhe është i njëjti efekt”, u shpreh Blendi Hodai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në takim ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ju ka thënë që të mos shpejtohen në marrjen e vendimeve dhe se duhet të shihet se si do të jetë gjendja epidemiologjike në periudhën e ardhshme. Për këtë Filipçe i ka ftuar në takim me përfaqësues të Komisionit për Sëmundje Infektive.

“Do të kemi takim me ministrin e Shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundje Infektive për shkak se duhet ta shohim edhe aspektin epidemiologjik përpara se të dalim me deklarata. Por gjithsesi qëndrimi i Unionit vazhdon të jetë i njëjtë të kërkojmë mësim të kombinuar sepse atë e kërkojnë nxënësit dhe ne jemi përfaqësuesit e tyre”, deklaroi kryetari i Unionit të Shkollave të Mesme, Blendi Hodai.

Në takim në Qeveri sot ishin ministri i Arsimit në largim Arbër Ademi, ministrja e ardhshme e Arsimit Milla Carovska, ministri i Shëndetësisë Venko Filipce dhe kryeministri teknik Oliver Spasovski. Nga Qeveria thanë se autoritet dhe përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme do të bashkëpunojnë për përmirësimin dhe zbatimin sa më të mirë të modelit, sipas të cilit mësimi në arsimin fillor dhe të mesëm do të organizohet dhe zbatohet në kushtet e KOVID-19./TV21/

The post Nxënësit e shkollave të mesme të Maqedonisë së Veriut kërkojnë proces mësimor të kombinuar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";