Në seancën e djeshme, me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore miratoi dekretet nga paketa arsimore nga grupi i tretë i masave ekonomike.

“Për të gjithë nxënësit më të vjetër se 16 vjeç dhe që janë anëtar të familjes në të cilat të ardhurat mesatare mujore në të gjitha bazat për vitin 2019 nuk janë më të larta se paga mesatare neto për muajin mars 2020 do të marrin vauçer prej 3.000 denarëve për të blerë pajisje shkollore (fletore, tebela për ngjyrosje , bllok vizatimi) pajisje shkrimi, pajisje sportive…”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Të gjithë studentët e rregullt të regjistruar për herë të parë në ciklin e parë të studimeve dhe anëtarët e familjes në të cilat të ardhurat mesatare mujore për të gjitha bazat për vitin 2019 nuk janë më të larta se paga mesatare neto për punonjës për muajin mars 2020, do të marrin 6.000 denarë me të cilat do të mbuloj akomodimin në konvikte ose akomodime private.

Të gjithë të rinjtë nën moshën 29 vjeç me të paktën një diplomë të shkollës së mesme do të marrin një vauçer me vlerë deri në 30.000 denarë për marrjen e aftësive dixhitale./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Nxënësit dhe studentët në Maqedoni do të marrin vauçer nga 3.000 dhe 6.000 denarë appeared first on Telegrafi.