Nuredini: Nuk ka tre mijë vdekje nga ndotja e ajrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Mjedisit, Naser Nuredini i ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat gjatë debatit për ndotjen e ajrit në vend, në replikë me Nevena Georgievska e OJQ-së “Nisma O2”, tha se nuk është e vërtet se në vend çdo vit regjistrohen 3000 vdekje nga ndotja e ajrit.

Ai tha se ndotja e ajrit ndikon, por nuk janë 3000 vdekje direkete nga ndotja. Nuredini theksoi se Ministria e Mjedisit që ai drejton ka 3 prioritete: ngrohja e banesave, administratës dhe ndalimi i importit të veturave nën Euro 5.

“Nuk ka 3 mije vdekje nga ndotja e ajrit, por nga sëmundjet polmunare ku ndihmon edhe ndotja e ajrit. Kemi porritet në ndryshimin e ligjit për kualitetin e ajrit, 60 ligje kemi gati për mbetjet e forta dhe presim vetëm t’i kalojmë në Qeveri. Ndërsa prioriteti kryesor i joni është ngrohja e banesave. Ndotja e e shtëpive dhe atyre publike janë ndotësit kryesor. Automjetet janë shumë të vjetra, dhe do të ndalojmë importimin e makinave deri në Euro 5”, tha ministri Nuredini.

The post Nuredini: Nuk ka tre mijë vdekje nga ndotja e ajrit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy