Mjeku Gëzim Nuredini nga Kovid Qendra e Tetovës në emisionin “24 analiza” theksoi se ngjarja është politizuar dhe se nuk është momenti. Sipas tij, të lënduarit nga zjarri janë në gjendje stabile dhe nuk kanë lëndime serioze
“Këto tre ditë ishim të lumtur për shkak se nuk kishim raste të vdekjes dhe një pjesë e pacientëve u stabilizuan. Tani kemi 75 të hospitalizuar”, tha Nuredini.
Mjeku Nuredini tha se nuk ka pasur mungesë të kuadrit mjekësor dhe se Kovid Qendra ka pasur kuadrin e nevojshëm.
“Kemi dy të vdekur civil dhe 12 pacientë të vdekur”, tha Nuredini.
Advertisement
Ai tha se pas ngjarjes, është kërkuar sa më shpejt të zbulohet edhe arsyeja./Telegrafi/
The post Nuredini: Kemi dy vdekur civil dhe 12 pacientë appeared first on Telegrafi.