Numri i të vdekurve nga coronavirusi në Maqedoni është mbi 7.000

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më 21 tetor në Maqedoni janë vaksinuar mbi 800.000 qytetarë, përkatësisht 767.800 qytetarë janë rikvasinuar. Po ashtu, pesë mijë qytetarë e kanë pranuar dozën anti-covid.

“Popullata mbi 40 vjet është vaksinuar 54%, ndërsa 33% e personave 18-39 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës”, thonë nga MSH.

Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 për qind e gjithë popullatës në Maqedoni është vaksinuar, ndërsa 35% kanë pranuar dy doza të vaksinave.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 199.057 persona, ndërsa prej tyre 185.931 janë shëruar dhe 7.019 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 6.107.

Advertisement

Sipas të dhënave të fundit, Shkupi vazhdon të mbesë qyteti me më së shumti raste aktive ose me 3.082, ndërsa më pas vjen Kumanova me rreth 500 pacientë, Velesi me 297 raste dhe Prilepi 243 raste aktive./Telegrafi/

The post Numri i të vdekurve nga coronavirusi në Maqedoni është mbi 7.000 appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy