Tregues më i mirë për të ardhmen e një qyteti apo rajoni është numri i të porsalindurve. Në këtë pikëpamje gjendja në Kërçovë aspak nuk është rozë, sepse nga viti në vit numri i të porsalindurve është gjithnjë më i vogël, ndërsa kjo rënie është aq e madhe, që dy dekadat e fundit prej afër 1000 foshnjave në vitin 2000, numri i tyre në vitin 2020 është ulur në vetëm 144 foshnja.

Këto konstatime i kemi marrë nga reparti i gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës, ku me kujdes bëhet evidencë për numrin e fëmijëve të porsalindur.

“Si edhe në shumë qytete në vend ashtu edhe në Kërçovë, numri i të porsalindurve është gjithnjë më i vogël, por kjo ulje 10 vitet e fundit është shumë më i shprehur prej paraprakisht”, thotë Lupçe Risteski, gjinekolog në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës. Ai sqaron se vetëm për dy dekada është shënuar ulja e numrit të të porsalindurve për më shumë se 1800, për vitin e kaluar të evidentohet numër prej vetëm 144 foshnjave.

The post Numri i të porsalindurve në Kërçovë shtatë fish më i vogël appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";