Numri i rasteve të reja me COVID-19 tashmë disa ditë është në rënie, ndërsa numri i të vdekurve mbetet i lartë dhe alarmues.
Gjatë ditës së djeshme u regjistruar 489 raste të reja nga 2.841 testime, humbën jetën 33 persona dhe 905 të tjerë u shënuan si pacientë të shëruar.
Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë bërë gjithsej 703.569 testime për coronavirus, ndërsa numri i të infektuarve që nga fillimi është 149.710, kurse prej tyre 127.139 janë shëruar dhe 4.628 kanë humbur jetën.
Në Maqedoni momentalisht ka 17.943 raste aktive, ndërsa vetëm Shkupi ka 7.968. Pas Shkupit vjen Manastiri me 1.205, Kumanova 1.204 dhe Prilepi 892./Telegrafi/
The post Numri i pacientëve të vdekur me COVID-19 mbetet i lartë, ulet numri i rasteve të reja appeared first on Telegrafi.