Numri i pacientëve të infektuar me coronavirus pritet të rritet edhe më shumë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Numri i pacientëve të infektuar me coronavirus pritet të rritet edhe më shumë në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, thotë se në të ardhmen numri i pacientëve të infektuar me coronavirus pritet të rritet edhe më shumë, kjo është arsyeja pse po bëhet riorganizimi i kapaciteteve në spitale.

“Numri i pacientëve të shëruar pritet të jetë më i vogël se numri i pacientëve të pranuar. Vala e dytë erdhi më herët nga sa prisnim”, tha Filipçe.

Ministri tha se Shkupi për momentin është vatër e nxehtë e të infektuarve me coronavirus, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, të gjitha qytetet e tjera janë të qëndrueshme dhe ka raste sporadike.

Advertisement

Për punonjësit shëndetësor tha se ata ishin në rrezik me muaj, duke punuar ndërrime të gjata për të shpëtuar jetë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat që të ndihmojnë që sa më shpejt që të dalim nga kjo gjendje.

“Respektoni masat, ndihmoni punonjësit e shëndetit të marrin frymë”, tha ministri.

Lexo po ashtu:

Regjistrohen edhe 193 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Advertisement

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni sot informoi se në 24 orët e fundit janë bërë 1391 teste për coronavirus, ndërsa 193 raste kanë rezultuar pozitiv, prej të cilëve 140 janë nga Shkupi./Telegrafi/

The post Numri i pacientëve të infektuar me coronavirus pritet të rritet edhe më shumë në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy