Numra alarmante, 21 viktima dhe 947 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3.450 teste, ndërsa janë regjistruar 947 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Shkup – 453, Prilep – 65, Veles – 56, Negotinë – 44, Kavadar – 41, Shtip – 30, Tetovë – 29, Kumanovë – 26, Strumicë – 22, Gostivar dhe Manastir nga 21, Ohër – 19, Gjevgjeli – 18 , Koçan – 17, Strugë – 12, Kriva Pallankë dhe Krushev nga 9, Resnjë – 7, Berovë dhe Kratovo nga 6, Dellçevë dhe Demir Kapi nga 5, Dibër, Radovish dhe Bogdanci nga 4, Kërçovë, Sveti Nikollë, Probishtip, Vinicë, Vallandovë, Demir Hisar dhe Pehçevë nga 2.

Sot janë regjistruar 397 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Janë konfirmuar 21 viktima. 6 pacientë nga Shkupi (91, 90, 87, 66, 68, 78), 3 nga Berova (59, 51, 70), nga 2 pacientë në Kumanovë (72, 71), Veles (82, 56), Negotinë (79, 79), Gjevgjeli (83, 59) dhe nga 1 pacient nga Koçani (66), Krusheva (74), Bogdanci (54) dhe Demir Kapia (75). Nëntëmbëdhjetë pacientë vdiqën në spital, dy pacientë në shtëpi.

Advertisement

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 110.209, numri i pacientëve të shëruar është 96.570, numri i të vdekurve është 3.265, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.374./Telegrafi/

The post Numra alarmante, 21 viktima dhe 947 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy