Numër rekord të të shëruarve nga coronavirusi ka regjistruar sot Instituti për Shëndet Publik në Maqedoninë e Veriut.

Në 24 orët e fundit betejën me COVID-19 e kanë fituar 534 pacientë, prej të cilëve shumica janë nga Shkupi (353).

Më pas në Kumanovë-61, Dibër-17, Shtip-27, Prilep-5, Tetovë-17, Strugë-4, Veles-4, Ohër-3, Gostivar-14, Strumicë-4, Krushevë-1, Koçani-2, Probishtip-8, Shën Nikollë-5, Kërçovë-7, Resnjë-2.

Me rastet e sotme të të shëruarve, numri i përgjithshëm i tyre arrin në 6554. Ndërsa viktima kanë qenë 486 pacientë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 10.754, kurse raste aktive për momentin janë 3714./Telegrafi/

The post Numër rekord i të shëruarve sot: 534 pacientë e fitojnë betejën me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.