Nuk punoi aparati biometrik, votimi nuk filloi në kohë në një vendvotim në Butel të Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aparatet biometrike, të cilat për herë të parë po përdoren në Maqedoninë e Veriut për të identifikuar votuesit, po bëhen pengesë për nisjen në kohë të procesit të votimit.

Kështu, në vendvotimin numër 2919/1 në shkollën fillore “Petar Zdravskovski – Penko” në Butel nuk punon aparati biometrik dhe procesi i votimit nuk ka filluar në orën 07:00, por me 30 minuta vonesë.

Priten llambat UV që të fillojë votimi sipas procedurës së vjetër, ku votuesit janë identifikuar në mënyrë manuale.

The post Nuk punoi aparati biometrik, votimi nuk filloi në kohë në një vendvotim në Butel të Shkupit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy