Nuk kalon interpelanca ndaj ministrit Toshkovski, “për” votuan vetëm 20 deputetë 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kuvendi i RMV-së sonte e hodhi poshtë interpelancën për ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

72 deputetë votuan “kundër” interpelancës, 20 “pro” dhe nuk pati asnjë abstenim. Interpelanca e paraqitur nga “E Majta” u mbështet nga LSDM dhe BDI.

Debati u shënua nga akuza të ndërsjella për dështime institucionale, përgjegjshmëri politike dhe paaftësi në përballimin e sfidave të sigurisë.

“E Majta” akuzoi Toshkovskin për kryerje të papërshtatshme të funksionit të tij, duke vepruar në mënyrë joprofesionale dhe të papërgjegjshme.

The post Nuk kalon interpelanca ndaj ministrit Toshkovski, “për” votuan vetëm 20 deputetë  appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy