Nuk ka shkollë për nxënësit e lagjes Bardhi në Maqedoni, vazhdojnë të mësojnë në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbi 20 fëmijë të lagjes Bardhi të fshatit Bllacë janë të vetmit që përveç librave dhe fletoreve, në çantën shkollore mbajnë edhe pasaportën e udhëtimit. Kjo për shkak se janë të detyruar të arsimohen në Kosovë pasi në vendbanimin e tyre nuk ka shkollë fillore më shumë se një dekadë.

“Unë kisha pas dëshirë me mësua këtu se kur po shkojmë në Kosovë është shumë larg, po duhet me udhëtuar në këmbë”, tha Hirmete Bardhi, nxënëse e klasës së katërt.

“Për me shkua në shkollë e kemi vështirë, dimrit është ftohtë, pak lodhemi por duhet me shkua”, u shpreh Semra Sherfi, nxënëse e klasës së katërt.

“Në cilën klasë je? E para. A është vështirë për ju çdo ditë me kalua këtë rrugë? Po, ftohtë është dimrit”, tha Isuf Sherifi, nxënës i klasës së parë.

Advertisement

Për ta bërë rrugën më të shkurtër, fëmijët e fshatit mes-kufitar anashkalojnë shpesh herë kufirin e Maqedonisë. I drejtohen atij të Kosovës.

“Kalimi jo sipas procedurave të zakonshme është përditshmëria e fëmijëve të lagjes Bardhi të fshatit Bllacë, të cilët me gjenerata arsimohen jo vetëm në vendbanim tjetër, por edhe në shtet tjetër, siç është në këtë rast Komuna Hani i Elezit në Kosovë”.

Banorët e Bardhit shprehen të zhgënjyer nga premtimet shumë vjeçare për shkollën. Thonë se Institucionet nuk përfillin kërkesat e banorëve.

“U zgjat tepër, thonë vitin e ardhshëm, vitin e ardhshëm, asnjë vit nuk është duke u bë, Gjynah është shumë, dimër I ftohtë bën, prindërit dalin dhe I presin te kufiri se errësohet”, u shpreh një banor i fshatit Bllacë.

Advertisement

“Vetëm unë и kam 5-6 që shkojnë. Në këmbë e kalojnë? Po, në këmbë. A është edhe për ju stres derisa të kthehen? Si nuk është stres. Ftohtë është, rrugë e gjatë, kufiri i gjatë, ndonjëherë ka tollovi, nuk lëshojnë”, tha një tjetër banorë i fshatit Bllacë.

Parcela për ndërtimin e shkollës është dhuruar nga një banor I fshatit. Nga komuna Çuçer Sandevës thonë se i kanë kryer premtimin e tyre lidhur me kompletimin e dokumentacioneve të nevojshme për fillimin e punimeve ndërtimore.

Respektivisht, kemi gjetur lokacionin, e kemi urbanizuar, kem bërë kornizat për ndërtimin e shkollës së re fillore dhe kemi dhënë lejen për ndërtim të shkollës fillore në fshatin Bllacë e poshtme – deklaroi Ace Përshevski, sekretar në Komunën Çuçer Sandevë.

Pas përfundimit të këtyre procedurave nga ana e Komunës, përgjegjësia tash bie mbi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Nga ky dikaster nuk pranuan të flasin para kamerës me arsyetimin se janë shumë të zënë, ndërsa nuk u përgjigjën as pyetjeve në formë elektronike. Në dhjetor të vitit të kaluar, nga ky dikaster kishin deklaruar se gjatë vitit 2020, dy herë kishte dështuar furnizimi publik për zgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm për realizimin e projektit për ndërtimin e një objekti shkollor.

Advertisement

Përderisa procedurat kanë ngecur, nxënësit e Bardhit do të vazhdojnë të mësojnë në Kosovë. Autoritetet në vend nuk japin ndonjë afat kohor se kur këta nxënës do t’i gëzohen një objekti shkollor në fshatin e tyre./Alsat/

The post Nuk ka shkollë për nxënësit e lagjes Bardhi në Maqedoni, vazhdojnë të mësojnë në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy