Nuk ka raste me efekte anësore nga vaksinimi kundër COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Nuk ka raste me efekte anësore pas vaksinimit që bëhet në sallën ‘A1 Arena Boris Trajkovski’”.

Këtë e tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili shtoi se rasti i vetëm me efekte të padëshiruara nga vaksinimi kundër COVID-19, është tek një 28-vjeçare, e cila është vaksinuar në Serbi dhe e njëjta sot do të lëshohet për kurim shtëpiak.

“Përveç dy rasteve të humbjes së vetëdijes, që nuk kanë të bëjnë me vaksinimin, por për shkak të frikës dhe sulmeve të panikut, raste tjera nuk ka. Vajza tek e cila kishte efekte anësore, sot është lëshuar për kurim në shtëpi”, tha Filipçe.

Ai informoi se deri dje janë vaksinuar 13 mijë qytetarë kundër coronavirusit.

Advertisement

Filipçe pret që numri i të vaksinuarve në ditë të arrijë deri në shtatë mijë./Telegrafi/

The post Nuk ka raste me efekte anësore nga vaksinimi kundër COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy