Nga ora 23:45 mbrëmë është normalizuar trafiku në aksin rrugor Tetovë – Gostivar.

Rruga rajonale Zërnovc – Ponikvë më saktë në vendin e quajtur “Udhëkryqi Bellska”, nga data 28.10.2024 ka filluar protestë publike, e cola do të zgjasë në disa ditët në vijim. Komunikacioni zhvillohet në një korsi rrugore drejt Ponikvës dhe fshatit Beli.

Komunikacioni në rrugët e tjera shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

The post Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi appeared first on Telegrafi.