Nuk ka masa shtesë kundër coronavirusit në Maqedoni, Shkupi dhe Tetova me më shumë të infektuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përkundër rritjes së numrit të rasteve aktive dhe pozitive me coronavirus, situata është e qëndrueshme dhe nuk ka presion nëpër spitalet.

Komisioni për Sëmundjet Infektive aktualisht po u përmbahet masave të rekomanduara deri më tani, të cilat do të forcoheshin në momentin kur paraqitet një nevojë e tillë, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Rritje e lehtë e rasteve me coronavirus është vërejtur në Shkup dhe Tetovë. Nga 221 raste aktive në vend, në Shkup ka 85, në Tetovë 78.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.931, numri i pacientëve të shëruar është 150.223, ndërsa numri i vdekjeve është 5.487./Telegrafi/

Advertisement

The post Nuk ka masa shtesë kundër coronavirusit në Maqedoni, Shkupi dhe Tetova me më shumë të infektuar appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy