Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, thotë se nuk ka datë të saktë kur do të hapen kopshtet për fëmijë, por një gjë është e sigurt se ato nuk do të hapen në këtë moment, për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me COVID-19.

“Është vështrë të themi kohë t ësaktë kur do të hapen, megjithatë tani është e sigurt se jo”, tha Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve gjatë vizitës në Spitalin e Kozles (spital për fëmijë), ku tani pranohen pacientë me coronavirus, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai potencoi se vendimi për të bërë skrining tek të punësuarit është sjellë në periudhën kur situata me pandeminë e lejoi një gjë të tillë – të mendohet hapja e çerdheve.

“Në momentin kur u vendos të bëhet skrining tek të punësuarit në çerdhe, gjendja ishte e tillë çerdhet mund të hapeshin. Por, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja, nuk është koha për hapjen e çerdheve, pasi fëmijët janë ndër transmetuesit më të mëdhenj të virusit në familjet e tyre”, tha Filipçe./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Nuk është koha për hapjen e çerdheve në Maqedoni, thonë autoritetet appeared first on Telegrafi.