Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së sotme realizoi takim me drejtorin gjeneral të TAV Maqedoni Alper Ersoy dhe me ekipin e tij të menaxhmentit.

Ministri Bekteshi informoi se gjatë vitit të kaluar Ministria e Ekonomisë bëri ndryshime në Ligjin për partneritet publik privat i cili hap mundësinë që fondet e parashikuara në marrëveshjen e koncesionit me TAV Maqedoni, të destinuara për ndërtimin e aeroportit kargo në Shtip të ripërdoren për projekte me interes publik të shtetit.

Ministri informoi se në periudhën e ardhshme Qeveria dhe koncesioneri do të nënshkruajnë aneks marrëveshje për koncesion me çka nga viti i ardhshëm do të filloj realizimi i projekteve që do të përfshihen.

“Duke marr parasysh të gjitha analizat e bëra nga ana e Qeverisë tregojnë që ndërtimi i aeroportit kargo në Shtip nuk ka arsyeshmëri ekonomike.Shuma e cila është paraparë me kontratën paraprake për ndërtimin e kargo aeroportit në rajonin e Shtipit do të ridizajnohet dhe do të ridedikohet për projekte të karakterit infrastrukturor por kryesisht për ndërtimin e ujësjellësve, kanalizimeve, çerdheve, shkollave por njëkohësisht edhe objekteve komunale me të vetmin qëllim përmirësimin e shërbimeve të cilat i japin komunat e vendit. Bëhet fjalë për një shumë prej 49.7 milionë euro”, deklaroi Bekteshi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri informoi se komunat kanë dorëzuar projektet e tyre nga viti i kaluar, të cilat janë me proritet për realizim.

“Qeveria ka një listë të projekteve që janë prioritare për implementim dhe janë dorëzuar nga komunat.Kur të nënshkruhet aneks marrëveshja, do të shpallen projektet që do të implementohen dhe dinamika për implementimin e ri, informoi Ministri Bekteshi.

Ministri Bekteshi ceku se bashkëpunimi i suksesshëm midis Ministrisë së Ekonomisë dhe TAV Maqedoni do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.

The post Nuk do të ndërtohet aeroporti në Shtip, mjetet rialokohen për ndërtimin e çerdheve, shkollave dhe kanalizimeve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";