Në komisionet për transport dhe atë juridiko ligjvënës, u miratuan propozim ndryshimet e ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtim dhe rikonstruim të akseve rrugore Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër.
Ndryshimet kanë të bëjnë me specifika të posaçme në disa pjesë të ndërtimit, projektimi dhe lëshimi në përdorim të akseve rrugore të parapara me këtë ligj. Specifikat kanë të bëjnë për gjerësinë dhe gjatësinë e rrugës në disa pjesë, si dhe përshpejtim të punimeve.
“Paraqitet nevoja për disa elemente specifike të përfshihen në ndërtimin dhe rikonstruimin e akseve rrugore si dhe specifika standarde për projektimin e akseve rrugore. Kjo për shkak objekteve tanimë të ndërtuara e kanë nevojë për përfshirje në zgjidhjen e re të autostradës. Kjo do të mundësojë zhvillim pa pengesa dhe të përshpejtuar të komunikacionit”, deklaroi Stefan Vollkanovski – Sekretar Shtetëror i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.
Sipas nenit 3 të këtyre ndryshimeve përfshihet ndërtimi i akseve rrugore me trase të re që përfshinë përpunim të dokumentacionit projektues, realizimin e punëve të mëparshme, ndërtim të ri dhe punë të tjera të pa parashikueshme. Siç pati njoftuar paraprakisht ministri i transportit dhe lidhjes, Aleksandar Nikollovski, traseja kalon nëpër zonë të mbrojtur në aeroport, nëpër pika karburanti, nëpër spitale dhe nëpër hotele, objekte të cilat nuk mund të shpronësohen.
Për këto pengesa, Ministria ende nuk ka marrë vendim se si do të veprohet ndërsa do të kërkohet mendim i inxhinierëve. Sipas ndryshimeve të ligjit, për këto punime infrastrukturore nuk parashihen harxhime të tjera shtesë përpos atyre që tanimë janë ndarë nga buxheti. Nga Ministria e Transportit vazhdojnë të thonë se aksi prej 57km, Kërçovë – Ohër, do të jetë gati deri në fund të vitit 2026, ndërsa në muajin qershor të këtij viti, planifikohet të hapet pjesa nga fshati Vërbjan deri në Ohër. /Alsat/
The post Nuk dihet akoma nëse do të ketë trase të re në rrugën Kërçovë-Ohër appeared first on Telegrafi.