
Transporti publik gjatë fundjavës së vazhduar për shkak të festës së Bajramit do të zhvillohet sipas orarit të së dielës, kumtoi sot NQP “Shkup”.
Biletaritë dhe qendrat për personalizim do të funksionojnë nesër gjatë orarit normal të punës. Të dielën do të jenë në shërbim biletaritë dhe qendrat e personalizimit në Qendrën e Transportit dhe Tregun e Gjelbër.
Biletaritë dhe qendrat e personalizimit të hënën do të jenë në shërbim në Qendrën e Transportit, Tregun e Gjelbër, Autokomandë (Drejtoria e NQP “Shkup”) dhe në Gjorçe Petrov.
Teleferiku nesër dhe pasnesër do të funksionojë normalisht nga ora 10 deri në 17, ndërsa nuk do të funksionojë të hënën.
Nga e marta (1 prill 2025) teleferiku do të funksionojë një orë më gjatë, nga ora 10:00 deri në 18:00.
“Në përputhje me vendimin e orarit të prillit, nga ora 17:00 deri në 17:30 është udhëtimi i fundit nga poshtë lart. Përkujtojmë se çdo të hënë dhe çdo të martë të fundit në muaj janë ditë jo pune për teleferikun”, thuhet në kumtesë.
NQP “Shkup” të gjithë besimtarëve të besimit islam ju uron festën e Ramazan Bajramit.
The post NQP Shkup: Për festën e Fitër Bajramit transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës appeared first on Telegrafi.