
Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkup” sot pasdite i njofton qytetarët se është konstatuar mashtrim me kartelën elektronike “skopska” në rrjetet sociale, rasti është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“NQP “Shkup” konstatoi lajm të rremë se është falsifikuar logoja e kartelës elektronike “skopska”, e publikuar në rrjetet sociale nga grupi i quajtur “Karta e transportit të Qytetit të Shkupit”. Bëhet fjalë për mashtrim me link të rremë, që vjedhë të dhënat nga kartat e pagesave të qytetarëve”, shkrun në ueb faqen e ndërmarrjes.
Mashtrimi, siç thuhet, është raportuar në MPB dhe ndërmarrja pret veprime të shpejta nga autoritetet për gjetjen e autorëve, si dhe marrjen e menjëhershme të të gjitha masave ligjore për mbrojtjen e NQP-së.
The post NQP: Mashtrohen qytetarët me kartelën elektronike të autobusëve publik në Shkup, rasti raportohet në MPB appeared first on Telegrafi.