Nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” Tetovë njoftojnë qytetarët se uji është i sigurt për pije.

“Të nderuar qytetar, NPK “Tetova” Tetovë ju lajmëron se në bazë të analizave nga Qendra për Shëndet Publik -Tetovë, uji për pije i përgjigjet parametrave të Rregullores për ujë të pijshëm, dhe është i sigurt për pije”, thuhet në njoftim.

Para disa ditëve nga kjo ndërmarrje publike njoftuan se për shkak të reshjeve të shumta të shiut ka ardhur deri në turbullimin e ujit për pije në burimet që gjenden në Kodrën e Diellit, dhe u bënë thirrje qytetarëve që të mos përdorin ujin për pije./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post NPK “Tetova”: Uji është i sigurt për pije appeared first on Telegrafi.