“Ndërmarrja Publike për mirëmbajtjen e rrugëve kryesore dhe rajonale – Rrugë e Maqedonisë, me të gjitha makineritë dhe fuqinë punëtore, është në terren dhe në vazhdimësi pastron rrugët shtetërore. Janë vënë në dispozicion edhe “palët e treta” (kompanitë që bashkëpunojnë me NP Rrugët e Maqedonisë) dhe janë përfshirë në pastrimin e borës në rrugët kryesore dhe rajonale”, informojnë nga Ndërmarrja.

Prej aty, apelojnë tek të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore për ngasje në kushte dimërore dhe të kenë pajisje dimërore për veturat e tyre, të lëvizin me kujdes, të respektojnë shenjat e vendosura të komunikacionit dhe të respektojnë rekomandimet e shërbimeve të komunikacionit.

“Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore me borë të dobët në rrugë, andaj apelojmë që të monitorojnë kushtet atmosferike dhe të gjithë qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë të informojnë me kohë shërbimet e komunikacionit për gjendjen e rrugëve shtetërore. NP Rrugët e Maqedonisë në vazhdimësi monitoron gjendjen e rrugëve shtetërore dhe përgjigjet në mënyrë të duhur me gjithë mekanizimin në terren”, thonë nga NP Rrugët e Maqedonisë.

The post NP Rrugët e Maqedonisë: Ekipet tona janë në terren, po punojmë në mirëmbajtjen e rrugëve pas reshjeve të borës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";