Ndërmarrja Publike “Pyjet Kombëtare” është para kolapsit. Gjendjen e keqe e dëshmon edhe dega Llaposhnik në Kërçovë, e cila tashmë ka udhëheqës të ri, Goran Siljanoski, i cili thotë se e ka gjetur në gjendje financiare katastrofale.

Siljanovski thotë se për momentin po mundohet të regjistroj disa vetura për terren, por hasin në vështirësi pasi që xhirollogaria e Ndërmarrjes është e bllokuar.

Të punësuarit e Ndërmarrjes në gjithë shtetin kanë dy muaj pa rrogë dhe pa sigurim shëndetësor.

Kujtojmë se ndërmarrja “Llapushnik” Kërçovë tre vitet e fundit nga udhëheqësit paraprak ka pasur disa afera korruptive për keqpërdorim të pozitës zyrtare si dhe dëmtim të ndërmarrjes me 300.000 mijë euro, procedurë e cila është në shqyrtim e sipër, tregoi hulumtimi i fundit i EuroThink në vitin 2021. Akuzat u hodhën poshtë nga drejtuesit paraprak.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post NP “Pyjet Kombëtare” në gjendje të rëndë, në Kërçovë s’kanë vetura për terren appeared first on Telegrafi.