Normalizohet trafiku në rrugën Dibër – Mavrovë – Rostushë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është normalizuar trafiku në rrugën rajonale Dibër-Mavrovë-Rostushë, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Trafiku në rrugën rajonale Dibër-Mavrovë-Rostushë në afërsi të vendit të quajtur “Mellniçki Most” përballë hotelit Banjat e Dibrës, për automjetet motorike të udhëtarëve zhvillohej në një korsi për shkak të rrëshqitjes së dheut, e cila është sanuar.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Advertisement

 

The post Normalizohet trafiku në rrugën Dibër – Mavrovë – Rostushë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy