Në vendkalimin kufitar Bogorodicë pa probleme dhe me dinamikë të  zakonshme për këtë periudhë të vitit,  po zhvillohet lëvizja e udhëtarëve.

e Njëjta ka të bëjë edhe për VK Evzoi nga pala greke, bënë të ditur nga MPB-ja,  pasi mëngjesin e sotëm  shkurt ka rënë sistemi në dyja pikat kufitare – Evzoni dhe Dojran dhe u publikuan informacione se janë krijuar kilometra të gjata për hyrje dhe dalje nga Greqia.

“U informuam nga kolegët  grekë se rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm në një periudhë prej 15 minutave është ndërprerë sistemi në vendkalimin kufitar Evzoni dhe më pas problemi është tejkaluar  dhe lëvizja e udhëtarëve në këtë moment po zhvillohet me dinamikën e zakonshme”, informojnë nga MPB-ja.

Shtojnë se pala nga ana e Maqedonis së Veriut po ndërmerren të gjitha masat dhe janë në funksion të gjitha kpacitetet njerëzore dhe teknike për një qarkullim të papenguar  të udhëtarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përndryshe, edhe nga kamera e NP për Rrugë Shtetërore mund  vërehet se nuk ka ndalim dhe dalja nga shteti vazhdon normalisht.

The post Normalizohet trafiku në kufirin Greqi-Maqedoni, pasi kishte rënë sistemi nga pala greke appeared first on Telegrafi.