Normalizohet komunikacioni në rrugën Veles-Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komunikacioni në aksin rrugor Veles – Shkup është i normalizuar, vetëm në tunelin afër Katllanovës komunikacioni zhvillohet në një korsi, njoftojnë nga LAMM.

Autostrada Veles – Shkup, afër tunelit, pasditen e sotme është mbyllur plotësisht për qarkullim për shkak të një aksidenti trafiku. Automjetet lëviznin ga kryqëzimi Veles për në Sveti Nikollë, në magjistralen Shtip – Shkup.

Pasditen e sotme, në ora 16:55 në MPB është raportuar se në tunelin afër Katllanovës në drejtim nga Velesi në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë një automjet mallrash dhe një motoçikletë me targa të Hungarisë.

Sipas informacioneve fillestare një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime të rënda trupore./Telegrafi/

Advertisement

The post Normalizohet komunikacioni në rrugën Veles-Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy