Gjatë ditës së djeshme, në periudhën nga ora 10:00 deri në 21:45 në Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit – Shkup në numrin 193, janë pranuar 29 raporte për zjarre në territorin e qytetit të Shkupit.
“22 prej tyre kanë qenë zjarre me intervenime dhe shuarje të tyre në kohë, përfshirë fabrikën OHIS ku u përdorën disa automjete dhe zjarrfikës. Shtatë denoncime për zjarr ishin të rreme. Ndër të tjera, ne ende kemi ekipe nga NjTKZ – Shkup në Pehçevë dhe Berovë”, thonë nga NjTKZ – Shkup.
Ndryshe, për shkak të rritjes së numrit të zjarreve, Qeveria dje shpalli gjendje krize në të gjithë vendin për 30 ditë.
Nga e marta, gjithashtu u vendos ndalim total i lëvizjes në zonat pyjore në të gjithë vendin./Telegrafi/
The post Njësia Zjarrfikëse në Shkup: Qytetarët raportojnë edhe rrejshëm për zjarre appeared first on Telegrafi.