Sot bëhet një vit nga vrasja e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi.

Në rrjedhë është procesi gjyqësor, i cili duhet t’i japë përgjigje pyetjes se pse u vra vajza dhe kush qëndron pas krimit që shqetësoi opinionin.

I akuzuari i parë për vrasjen dhe kidnapimin është Ljupço Palevski Palco, ndërsa në bankën e të akuzuarve janë edhe Vlatko Keshishev, Velibor Manev dhe Bore Vidoevski, si dhe Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanjës.

Sipas aktakuzës, Vanja u rrëmbye më 27 nëntor 2023 nga hyrja e ndërtesës së saj dhe më pas u vra.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në aktakuzë thuhet se më 27 nëntor 2023, të akuzuarit, të ndihmuar nga prindi i Vanjës, e kanë rrëmbyer vajzën në hyrje të një objekti në rrugën “Naum Naumovski-Borce” në Shkup. E kanë lidhur dhe e kanë marrë në afërsi të vendit të quajtur Dupki, në atarin e fshatit Brazdë dhe aty me dashje e kanë privuar nga jeta të miturën në mënyrë mizore.

Autopsia tregoi se Vanja kishte një plagë në hemisferën e djathtë të trurit dhe një kanal 34 centimetrash me armë zjarri që kalonte nga qafa në vertebrën e katërt.

Prokurorët para dy ditësh njoftuan se kanë prova materiale se Ljupço Palevski-Palco është autor i vrasjes së Vanjës dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.

Në seancën e pardjeshme, i akuzuari Vlatko Keshishev e tërhoqi deklaratën me shkrim të dhënë javën e kaluar. Sipas pretendimeve të tij, ai është detyruar nga i akuzuari i parë Ljupço Palevski të shkruaj deklaratën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo nuk ishte deklarata ime. Më dha një tekst nga Palevski, i cili më kërkoi ta shkruaja me dorëshkrimin tim. E bëra këtë sepse kisha frikë prej tij”, tha Keshishev para gjykatës.

Në deklaratën e mëparshme, tashmë të tërhequr, thuhej se Ljupço Palevski nuk ishte i pranishëm në kohën kur u vra Vanja.

The post Një vit nga vrasja e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";