Gjykata Penale e Shkupit sot i ka shpallur fajtorë të akuzuarit në rastin “Dhuna në Qendër”.

Me këtë vendim, Nikolla Gruevski është dënuar me një vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa Mile Janakieski është dënuar me një vjet burg me kusht, nëse në katër vitet e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu i akuzuari Aleksandar Trajkovski është dënuar me një vit burgim me kusht, nëse në periudhën e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale.

Gjykimi për rastin “Dhuna në Qendër” filloi katër vjet më parë. Dy të pandehur e pranuan fajin, njërit iu dha dënim me kusht. Kundër Daniela Rangelovas dhe dy të tjerëve, aktakuza është tërhequr./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Një vit e gjysmë burg për Gruevskin në rastin “Dhuna në Qendër”, për Janakieskin dënim me kusht appeared first on Telegrafi.