Qendra për Shëndet Publik Kumanovë në 24 orët e fundit ka regjistruar pesë persona të infektuar me Covid-19, katër nga Kumanova dhe një pacient nga Likova, njoftuan sot zyrtarët nga institucioni shëndetësor publik.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një pacient 68-vjeçar vdiq në ambulancën e Klinikës për Sëmundje Infektive.
“Të gjithë personat e infektuar kanë pasur kontakte me persona të infektuar më parë”, tha drejtori i Qendrës, Arif Latifi.
Sot u kryen 65 teste, nga të cilat 17 sipas “Termini Im” dhe 48 teste epidemiologjike.
Që nga fillimi i pandemisë në rajonin Kumanovë-Likovë, janë diagnostikuar 1.379 raste dhe aktualisht janë aktive 340 raste./Telegrafi/
The post Një viktimë dhe pesë raste të reja me coronavirus në Kumanovë appeared first on Telegrafi.