Pas njoftimit se e moshuara 79-vjeçare, pasi më shumë se 10 ditë ishte e shtruar në spital pas helmimit familjar me ushqime shtëpiake në Shkup, Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për obduksion të trupit të gruas 79-vjeçare.
Më herët pas së njëjtës ngjarje ka ndërruar jetë një 47-vjeçare, ndërsa 55-vjeçari është liruar për mjekim në shtëpi.
Prokurori publik kompetent është duke punuar për të përcaktuar shkaqet e helmimit. Nga shtëpia e familjes janë marrë rreth 20 gjurmë të ndryshme, për të cilat është dhënë ekspertiza. Gjithashtu u dha urdhër për sigurimin e historive mjekësore të tre pacientëve. Po ndërmerren veprime të tjera.
The post Një tjetër person ka ndërruar jetë pas helmimit familjar në Shkup, është dhënë urdhër për autopsi appeared first on Telegrafi.