Një pakistanez është ndaluar në aeroportin e Shkupit, për shkak të dokumenteve të falsifikuara.
“Me datë 25.11.2023 në ora 20:00 në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar” Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale “falsifikim i dokumentit”, M.Sh.(33) nga Pakistani, i cili posedonte një dokument udhëtimi pakistanez dhe leje qipriote, u ndalua për kontroll. Gjatë kontrollit të personit dhe bagazhit është gjetur patentë shoferi qipriot i skaduar”.
“Me të është zhvilluar një bisedë zyrtare në të cilën ka deklaruar se patentën e shoferit qipriot e ka blerë nga një person në Qipro për shumën 2000 euro. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB Maqedoni.
The post Një shtetas i Pakistanit kapet me dokumente të falsifikuara në Aeroportin e Shkupit appeared first on Telegrafi.