Një rast jo i zakonshëm figuron në raportin ditor të Policisë së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë ditës së djeshme është denoncuar se një punëtor i Instituti të Shëndetit Publik ka bërë një veprim, që ka sjell deri te shkatërrimi i mostrave laboratorike.

Ka shkyçur të gjitha siguresat e rrymës elektrike të dhomave kur ruheshin reagjentët laboratorikë dhe nuk dihet motivi.

“Dje (31.07.2024) rreth orës 17 në SPB Shkup nga Instituti i Shëndetit Publik është denoncuar se në periudhën kohore prej orës 14.30 deri në ora 16.00, nga ana e të punësuarit janë shkyçur të gjitha siguresat e dhomave ku janë ruajtur reagjentët e analizave për sëmundje ngjitëse dhe jongjitëse. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Një punëtor shkyçi siguresat e dhomave ku ruheshin reagjentët laboratorikë në ISHP appeared first on Telegrafi.