Në nënshkrimin e Kodeksit për zgjedhje korrekte dhe demokratike në Komisionin Komunal Zgjedhor në Tetovë nuk u paraqitën të gjithë kandidatët, ndërsa njëri edhe pse erdh nuk vendosi nënshkrimin e tij në dokuemnt.

Lëvizja Besa dërgoi përfaqësues duke marrë parasysh se kandidati i tyre, Bilall Kasami ka pasur takim në Shkup, ndërsa kandidatja nga partia Integra, Snezhana Stojanovska nuk erdhi në nënshkrimin e këtij dokumenti.

“Në mënyrë solemne kandidatët për kryetar komune të Tetovës nënshkruan Kodeksin për zgjedhje korrekte dhe demokratike që është edhe obligim ligjor nga Kodi Zgjedhor. Kandidatët premtuan se këto zgjedhje do të udhëheqin fushatë korrekte dhe demokratike”, tha Nazmi Dauti nga KKZ Tetovë.

Kandidati i Partisë për shtet dhe drejtësi, Afrim Ibrahimi ishte i pranishëm por nuk e nënshkroi kodeksin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Përvoja na tregon se zgjedhjet nuk do të jetë demokratike dhe korrekte. Do të marr pjesë në zgjedhje. Do të luftoj të ndryshohen zgjedhje, ka shpresë dhe gatishmëri te qytetarët, por nuk u është dhënë alternativë dhe mundësi deri tani”, theksoi Afrim Ibrahimi.

Kodeksin e nënshkroi Teuta Arifi, kandidatja nga radhët e BDI-së, nga LSDM Hamdija Elezoviq, Vullnet Murseli nga ASH dhe Sadi Bexheti nga PDSH.

Ndryshe, qytetarët e Tetovës në zgjedhjet e 17 tetorit do të kenë mundësi të zgjedhin njërin nga 7 kandidatët dhe 10 lista këshilltarësh./Telegrafi/

The post Një pjesë e kandidatëve për kryetar komune në Tetovë nuk nënshkruan Kodeksin për zgjedhje korrekte dhe demokratike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";