Prokuroria Themelore Publik dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për të cilin dyshohet se ka ndihmuar gjatë kryerjes së veprës penale “Vrasje”.

“I dyshuari 31 vjeçar nga Shkupi, më 18 shkurt, në Kosovë, me dashje ka ndihmuar kryerjen e veprës penale, ashtu që me veprimet e tij ka vënë në dispozicion mjete për kryerjen e veprës penale, ka marrë pjesë në shit-blerje të automjetet i cili më vonë më 6 mars është përdorë për kryerjen e veprës penale vrasje në një kafene në rrugën “Somoilova” në Shkup”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Për shkak se ekziston rreziku për arrati, prokurori publik në Gjykatën Penale të Shkupit parashtroi propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

The post Një person nga Shkupi dyshohet për ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale “Vrasje” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";