
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka iniciuar procedurë kundër 44-vjeçarit nga Shkupi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje”.
Më 20 mars, i dyshuari ka vjedhur gjithsej 10.100 euro nga një këmbimore në rrugën “Arqipeshkvi Angelarij”. Ai ka shfrytëzuar momentin kur punonjësi i këmbimit, për shkak të angazhimit në punë, ka dalë për një kohë të shkurtër jashtë, kështu që i dyshuari ka hyrë në këmbimore, ka marrë paratë nga arka dhe është larguar menjëherë nga vendi. Ai u gjet dhe u arrestua shpejt.
I dyshuari ka një dënim të mëparshëm, ndërsa ndaj tij janë duke u zhvilluar procedura të tjera penale. Për këtë, dhe duke marrë parasysh rrezikun që mund të arratiset për të shmangur ndjekjen penale, prokurori publik mbrëmë ka dorëzuar në Gjykatën Themelore Penale në Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit.
The post Një person ka vjedhur 10.000 euro në një këmbimore në Shkup, Prokuroria i cakton masën e paraburgimit appeared first on Telegrafi.