Një punonjës në burgun e Shtipit është infektuar me coronavirus. Për fat të mirë nuk ka pasur kontakt me të burgosurit, për shkak se, atë natë, kur ka qenë për herë të fundit në punë ka qenë në pikat vëzhguese të burgut.
Pesë kolegët e tij që kanë qenë në ndrim janë dërguar në izolim dhe nuk kanë simptoma, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Drejtori i burgut, Miki Todorov thotë se tashmë tre muaj në burg respektohen protokollet, ndërsa të burgosirut marrin mjete dezinfektuese.
“Në entin tonë ndëshkues-përmirësues kemi kontroll gjatë hyrjes, matet temperatura, dezinfektohen të gjithë punonjësit dhe të burgosurit, si dhe dezinfektohen hapësirat në burg”, tha Todorov.
Në rajonin e Shtipit ka mbi 160 raste aktive me coronavirus, ndërsa në tre ditët e fundit ka rreth 60 persona të shëruar./Telegrafi/
The post Një i punësuar në burgun e Shtipit i infektuar me coronavirus appeared first on Telegrafi.