Mbrëmë rreth orës 22:45 policia nga stacioni policor SPB Shkup kanë ndaluar një të mitur nga fshati Patishta Reka, Komuna e Sopishtes.
Ai dyshohet se më herët në një park në rrethinën e Çairit ka gjuajtur me pistoletë, prej të cilave dy kanë përfunduar në banesën e S.E. nga Shkupi.
Pistoleta është gjetur dhe konfiskuar, ndërsa personi është mbajtur në stacionin policor.
Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim përkatës./Telegrafi/
Advertisement
The post Një i mitur ka gjuajtur me pistoletë në Shkup, dy plumba përfundojnë në një banesë appeared first on Telegrafi.