Një i burgosur nga burgu i Idrizovës ndërron jetë nga coronavirusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kushte spitalore, dje në moshën 72-vjeçare ndërroi jetë një i burgosur nga Shtëpia ndëshkuese-përmirësuese “Idrizovë”, informojnë nga Drejtoria për ekzekutim të sanksioneve (DES).

“I burgosuri tashmë i ndjerë ishte ankuar për vështirësi në frymëmarrje, pas çka menjëherë me automjet të posaçëm është dërguar në spital. Ai paraprakisht nuk ishte ankuar për kurfarë simptoma të tjera, por bëhet fjalë për person i cili ka pasur formë të rënë të diabetit, për ç’shkak i ishte amputuar këmba. Gjatë pranimit në spital, 72-vjeçari ishte testuar për Kovid-19, ndërsa testi ka rezultuar pozitiv. Për fat të keq, për shkak të komplikimeve ai ndërroi jetë, ndërsa trupi është dërguar për obduksion”, kumtuan nga DES.

Njëherit, nga atje shprehin keqardhje dhe cekin se edhe burgjet, si edhe pothuajse të gjitha institucionet e tjera, po përballen me pasojat dhe sfidat nga pandemia e koronavirusit.

“Dëshirojmë të theksojmë se të burgosurit dhe të paraburgosurit rregullisht testohen dhe nëse nevojitet, izolohen për shkak të virusit. Në burgje respektohen të gjitha protokollet shëndetësore, daljet dhe vizitat janë të ndaluara, ndërkaq rregullisht bëhet dezinfektimi i hapësirave”, theksojnë nga DES.

Advertisement

Nga atje informojnë më tej se burgu Idrizovë vazhdimisht ka personel mjekësor i cili e kontrollon gjendjen shëndetësore të të gjithë personave në institucion.

The post Një i burgosur nga burgu i Idrizovës ndërron jetë nga coronavirusi appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy