Një i burgosur nga Idrizova, i cili e shfrytëzoi në pushimin e fundjavës, ka tentuar dje të grabisë një bastore sportive në Qendër.

Sipas informacioneve të MPB-së, ai është kapur nga policia dje rreth orës 17:00, ndërsa bëhet fjalë për 43-vjeçarin D.S. nga Gostivari.

“Ai dyshohet se rreth orës 16:45 me kërcënim ka tentuar të marrë para nga një bastore sportive në zonën e Qendrës në Shkup”, thonë nga MPB.

Personi është kthyer në burg dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Një i burgosur nga burgu i Idrizovës ka dalë për fundjavë dhe ka tentuar të grabisë një bastore appeared first on Telegrafi.