Një nga “klasteret” e Covid 19 në Shkup është një familje në Çair, njoftoi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Sipas tij, në një ngjarje familjare në këtë komunë janë infektuar 20 persona. Prandaj ai ka bë apel që të respektohen masat që janë në fuqi, duke shtuar se pa ndihmën e qytetarëve është e pamundur të fitohet lufta me epideminë.