Dje pas tre muaj e gjysmë udhëtarët e parë arritën në Maqedoni përmes fluturimeve, duke ndjekur rregullat e reja për udhëtim e që kanë të bëjnë me mbrojtje nga coronavirusi.

Në ditën e parë të punës të Aeroportit ndërkombëtar Shkup arritën 292 udhëtarë dhe ikën 448 persona, ndërsa në Aeroportin e Ohrit arritën 38 persona dhe ikën 144 persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aterimi i parë e bëri aeroplani i ‘Turkish Airlines’ i erdhi nga Stambolli në Shkup dhe solli 104 udhëtarë, ndërsa menjëherë pas atij, ateroi edhe aeroplanin ‘Pegasus Airlines, poashtu nga Stambolli, i cili në Shkup solli 125 udhëtarë.

Fluturime nga Shkupi kishte në Stokholm, Keln dhe Bremen nga kompania ‘Wizzair’..

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Lexo po ashtu:

“Urë prej uji” për aeroplanin e parë që zbriti në aeroportin e Shkupit

Ndryshe, në periudhën e mbylljes së aeroporteve, që zgjati nga 19 marsi deri më 30 qershor, kishte 54 fluturime humanitare, prej të cilëve 20 për hyrje në shtet dhe 34 për dalje./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Një ditë pas hapjes së aeroporteve në Maqedoni, më shumë udhëtarë ikën se sa erdhën appeared first on Telegrafi.