Një ditë para protestës së paralajmëruar të sindikatave, deputetët e pushtetit dhe të opozitës vendosën ta mbështesin Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, më saktë atë pjesë që parashikon e diela të jetë ditë e detyrueshme jopune. Deputetët miratuan amendament që thotë se ligji do të hyjë në fuqi më 1 janar 2022. Zëdhënësja e LSDM-së, në pushtet Bogdanka Kuzeska, thotë se nuk kanë faj që ligji nuk është miratuar në afatin e paraparë, por gishtin e ka drejtuar kah opozita.

“Në interes të punëtorëve presim që Ligji të miratohet në seancë plenare. LSDM qëndron prapa punëtorëve, ne duam që bashkërisht të sigurojmë punëtorë më të kënaqur dhe më produktivë në tregun e punës, nga i cili përfitojnë të gjithë”, tha Bogdanka Kuzeska -zëdhënëse e LSDM-së .

Nga Sindikatat thonë se në vend që deputetët të luajnë me durimin e punëtorëve, duhej ta kishin miratuar ligjin në korrik siç ishte rënë dakord fillimisht. Punëtorët do të dalin nesër në protestë, për siç thonë ata, injorimin e ligjeve që kanë rëndësi të madhe për punëtorët në vend.

“Politikanët na mashtrojnë me zgjidhjen ligjore për marrëdhëniet e punës, dhe të dielën si ditë jopune. Me të dielën si ditë jopune, 92 për qind e punëtorëve pushojnë, dhe tetë për qind e punëtorëve ku nuk mund të ndërpritet procesi i punës duhet të marrin një rritje të mëditjes prej 50 për qind për punë gjatë të dielës. Me këtë sjellje të deputetëve humbin edhe punonjësit në qendra tregtare, të cilët me ligj lejohen të punojnë vetëm një turn, ose nga ora 10 deri në 18, dhe për këtë marrin 100% mëditje të rritur”, tha Darko Dimovski – Kryetar i LSM-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Propozim zgjidhja ligjore ka hyrë në Kuvend në qershor, dhe prej atëherë nuk është debatuar as në seancë komisioni, e as në seancë plenare. Plani fillestar ishte që ligji të hynte në fuqi në shtator. Ligji parashikon që 92 për qind e punëtorëve do të jenë të lirë të dielave, me përjashtim të kompanive ku nuk mund të ndalet procesi i prodhimit.

The post Një ditë para protestave të LSM-së, arrihet marrëveshja për ditën e diel si ditë jo pune appeared first on Telegrafi.