Një çiklist 63 vjeçar nga Kërçova ka humbur jetën pasi një kamion e ka goditur!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me datë 01.12.2023 në ora 12:10, në stacionin policor në Kërçovë është raportuar se në rrugën rajonale Osllomej-Kërçovë, afër vendit të quajtur “Gjubrishtë”, kamion tip Mercedes me shenja regjistrimi Kërçovë, i drejtuar nga KK (26) nga fshati Garani i Kërçovës ka goditur një biçikletë të drejtuar nga J.S.(63) nga Kërçova.

Biçiklisti nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vend, ndërsa nga ana e mjekut nga Qendra Mjekësore Kërçovë është konstatuar vdekje.

Një ekip inspektues nga SPB Kërçovë ka kryer këqyrje dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion. /Telegrafi/

The post Një çiklist 63 vjeçar nga Kërçova ka humbur jetën pasi një kamion e ka goditur! appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy