Drejtori i Qendrës për menaxhim e kriza, Stojançe Angelov, ka publikuar një video të një ariu në fshatin Zhirovnicë.

“Sonte nëpër rrugët e ngushta të fshatit Zhirovicë… Problemi dhe rreziku çdo herë duken më të thjeshta kur shihen nga një distancë e sigurt pra nga televizori, loptopi ose telefoni”, ka shkruar Angelov në përshkrimin e videos, në të cilën mund të dëgjoni banorët e zonës duke bërtitur dhe duke u përpjekur ta mbajnë ariun larg fshatit.

Komuna e Mavrovës dhe Rostushës këto ditë kanë dorëzuar kërkesë në Qeveri për shpalljen e gjendjes së krizës për shkak të numrit të madh të arinjve të cilët, siç thonë nga Komuna, paraqesin rrezik për jetën dhe pronën e banorëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria në seancën e sotme ka shqyrtuar procesverbalin e mbledhjes së Komisionit Menaxhues për Koordinim dhe Menaxhim në Sistemin e Menaxhimit të Krizave, me të cilin anëtarët e Qeverisë janë njohur me kushtet për praninë e shtuar të arinjve në zonat e banuara në Komunën e Mavrovë dhe Rostushë./Telegrafi/

The post Një ari ka zbritur mbrëmë në Zhirovicë appeared first on Telegrafi.